• |
ide | kryesore

Dorëheqja e parë në Euro 2016

I pakategorizuar
5b811cd4407c69237e0f6a7067000d5a_c0-95-2422-1507_s885x516.jpg



Leonid Slutsky ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Rusisë menjëherë pas eliminimit nga Euro 2016. Ishte humbja me Uellsin me rezultatin 3 – 0 që i shkaktoi eliminimin Rusisë. “U kërkoj falje tifozëve për paraqitjen në Europian. Federata duhet të kërkojë një trajner të ri për Botërorin 2018. E vetmja gjë që mund të bëj është që të kërkoj falje ndaj tifozëve që na kanë mbështetur. Na vjen shumë keq, sepse nuk arritëm të plotësonim asnjë pritshmëri, duke u larguar me kokën ulur nga Europiani. Skuadra zhgënjeu në organizim, sepse nuk ka qenë asnjëherë e ekuilibruar”, tha ai në njoftimin e dorëheqjes. /Lapsi.al