Shtypi gjerman ishte në masën më të madh “pro” qëndrimit të Britanësë në BE. Këtë e treguan edhe titujt e gazetave në ditën kur miliona britanikë iu drejtuan qendrave të votimit.
“Mos na lini kështu”, shkruante në faqe të parë “Berliner Zeitung”.
“Është brenda apo jashtë”, ishte titulli i madh i “Frankurter Allgemeine Zeitung”, i shoqëruar me foton e golit të shumëdiskutuar të Anglisë në 1966-ën, që u shpall i pavlefshëm në finalen e saj të Kupës së Botës kundër Gjermanisë.
“Bild” tallet: “Do ta njohim golin e Uemblit, si pjesë e listës së gjërave që gjermanët do të bëjnë nëse Mbretëria e Bashkuar zgjedh të qëndrojë në BE, ku përfshihet gjithashtu dhe zotimi: “të dashur britanike, nëse qëndroni, ne nuk do të tallemi më me veshët e Princit Charles”.