• |
ide | kryesore

Messi: S’e heq mjekrën, pa e fituar kupën

I pakategorizuar
messi.JPG


Lionel Messi ka thënë se ka ardhur koha që tifozët e Argjentinës të ndihen krenar me idhujt e tyre. Në prag të finales së Kupës së Amerikës, Messi mendon se Argjentina nuk ka qenë kurrë më afër suksesit.

"Jemi shumë afër dhe duhet ta finalizojmë me sukses. Finalja e fundit ndaj Kilit vërtetë ka qenë e dhimbshme për ne, prandaj duhet ta shfrytëzojmë mundësinë e dytë për të fituar kupën. Pas finales planifikojë që të shkoj në pushime, andaj kupa do të më sjellte pushime të këndshme" ka thënë Messi.

 I pyetur për mjekrën e tij e cila është rritur si kurrë më parë, Messi ka thënë se nuk do ta heqë pa e fituar Kupën e Amerikës.

"Nuk e heq deri pas finales, deri sa ta ngre lart trofeun" ka thënë Messi.