• |
ide | kryesore

VIDEO/ Chiellini dhe Pelle kualifikojnë italinë për në çerekfinale, Spanja kthehet në shtëpi

I pakategorizuar
pelle-1-337x225.jpg



Italia ka vazhduar të tregojë dhe një herë që është një nga pretendetet kryesorë për të fituar kampionatin europian këtë  vit.

“Axurrët” eleminuan në fazën e 1/8-tave një tjetër ekip pretendet si Spanja duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Një dominim total i italianëve që e kontrolluan lojën përgjatë gjithë 90-minutave duke mos i dhënë asnjë mundësi spanjollëve që të ishin të rrezikshëm.

Chiellini dhe Pelle ishin heronjtë e katër herë kampionëve të botës në këtë sfidë duke shënuar golat që i dhanë kualifikimin skuadrës së tyre.

I pari që zhbllokoi rezultatin ishte qëndërmbrojtësi i Juventusit në minutën e 33-të i cili përfiton nga një gabim i mbrojtësve spanjoll duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Goli i dytë erdhi në minutat e fundit të lojës me anë të sulmuesit Graciano Pelle i cili po shkëlqen me fanellën e italisë që i jep kualifikimin “Axrrëve” për në fazën çerekfinale.

Në çerekfinale italianët do të ndeshen me Gjermaninë e cila ka një bilanc negative me përballjet ndaj “Axurrëve”.