• |
ide | kryesore

Fotot/Festa madhështore e portugezëve

I pakategorizuar
fff.jpg


Futbollistët portugezë kanë vazhduar festën trofeut të parë ndërkombëtar edhe ditën e hënë kur janë kthyer në Lisbonë pas asaj fitore dramatike 1-0 në kohën shtesë ndaj Francës

Portugezët arritën të fitonin ndaj ekipit organizator pas një goditje nga jashtë zone e Eder, i cili hyri në fushën e lojë në minutën e 79’ duke zëvendësuar Renato Sanches, duke shënuar edhe golin e vetëm të ndeshjes pas 120 minutash tension.

Për ekipin e drejtuar nga Fernando Santos është organizuar edhe një pritje madhështore, duke nisur nga momenti i uljes së avionit ku në ajër janë “përplasur” ujë me dy ngjyrat e flamurit portugez duke krijuar një skenë spektakolare.

Pas mbërritjes në Lisbonë, Ronaldo dhe pjesa tjetër e ekipit kanë lëvizur drejt qendrës së qytetit me autobusë të hapur duke nisur edhe një festë e cila nuk ka shenja se do të përfundojë.