• |
ide | kryesore

Wikileaks: Aktivistja e Vetëvendosjes informon Erdoganin

I pakategorizuar
emsee-297x300.jpg


WikiLeaks ka publikuar 300 mijë emaila rreth Partisë së Recep Tayyip Erdoganit. Në mesin e tyre ka mesazhe që kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës.

Pas emailit ku anëtarët e AKP -së (Adalet ve Kalkavan Partisi – Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim) tërheqin paralele mes situatës në Gjeorgji dhe Kosovës – me rastin e agresionit ushtarak të Rusisë më 2008 – tani është publikuar edhe një tjetër i tillë i titulluar: “Kosova, drejt regjimit autoritar”.

Në këtë rast bëhet fjalë për letrat elektronike të anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Esma Bunjaku, e cila informon për situatën politike në Kosovë.

Bunjaku shkruan për Demarkacionin me Malin e Zi ku thotë se këtij shteti po i falen 9500 hektarë. Bunjaku gjithashtu informon AKP-në se sa është e dëmshme marrëveshja e arritur me Serbinë rreth krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Vlen të ceket se Esma është studente në Universitetin e Prishtinës, dega e Shkencave Politike, ndërsa emailet me partinë e presidentit turk i ka shkëmbyer përmes grupeve të ndryshme të makinës kërkuese, Google, të dërguar në byronë e veçantë të quajtur “Özel Büro (Digi.Security.Isnet)”

87341-T2yxSrGlu2