• |
ide | kryesore

Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

Arkiva, Planet
f_1469521263-8001365.jpg



Shikimi i fatit në kokrrat e fasules është dukuri e përhapur në Ballkan, me gjasë për shkak të bollëkut të fasules në këto vise
 
Kjo metodë e parashikimit të fatit është sidomos e preferuar te disa shtresa të veçanta në Turqi, pastaj edhe në vendet e ish-Jugosllavisë, sidomos në mesin e romëve. Sido që të jetë, falli në fasule konsiderohet si njëri ndër më të saktit. Ata që e përdorin, thonë se fasulet mund ta paraqesin gjendjen aktuale të yjeve, duke ofruar edhe këshilla për personin i cili e porositë fallin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
Edhe pse shikimi në fasule te ne erdhi nëpërmes turqve, ajo ka disa karakteristikat përbashkëta me teknikën e lashtë kineze, ji gjingu: merret një kokërr më shumë. Pse? Nuk ka përgjigje të saktë në këtë pyetje. Thjesht, ashtu duhet bërë.
 
Çka ju nevojitet: 41 kokrra të fasules së bardhë dhe një kokërr ngjyrë tjetër. Përpos kësaj, ju nevojitet edhe një sipërfaqe e rrafshët.
 
Fallin në fasule duhet bërë tri herë: një për të kaluarën, një për të tashmen dhe një për të ardhmen.
 
Falli i parë me kokrra të fasules zakonisht tregon fëmijërinë, me tjetrën metodë shikohet e tanishmja, kurse metoda e treto tregon se çka do të ndodhë.
 
Simbolet që krijohen pas hedhjes së kokrrave të fasules lexohen varësisht nga gjinia dhe gjendja e personit në fjalë.  Kështu, i njëjti simbol mund ta nënkuptojë shtatzënësinë apo martesën, varësisht nga ajo se a bëhet fjalë për femër, apo meshkuj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
Menjëherë të themi se ka edhe metoda të tjera të hedhjes së fasules, si dhe metoda të tjera të interpretimit të figurave që formohen me rastin e hedhjes së fasules.