• |
ide | kryesore

Foto në Facebook, zbulon se Mark Zuckerberg mbulon me ngjitës kamerën e laptopit

Arkiva, Planet
13393972_10102910644965951_4268170000962807139_n.jpg


Një foto e Mark Zuckerberg, e postuar nga vetë ai në Facebook ka rindezur debatin për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve të internetit.

Një javë më parë, Zuckerberg postoi një foto me të cilën falenderonte përdoruesit e rrjeteve sociale për arritjen e 500 milion vetëve në Instagram.

Në foto, ai mban në duar një prerje të ngjashme me profilin në Instagram, ndërsa qëndron i ulur në atë që duhet të jetë tavolina e tij e punës.

Ajo që ka rënë në sy në foto, është laptopi pas tij. Kamera është e mbuluar me një shirit ngjitës.

Quajeni paranojak po të doni, por s’mund të thoni që Zuckerberg nuk e njeh mire botën e internetit.

Të gjithë ruhemi nga viruset apo hakerimi i kompjuterave, por Zuckerberg ka shkuar më tej me masat që ka marrë ndaj një përgjimi ambjental nga laptopi i tij.

Deklaratat e para se përgjimi nga laptopi është i plotësisht i mundur, janë bërë nga Edëard Snoëden. Ai ka thënë se NSA ka një program që quhet GUMFISH, me të cilin arrin të futet në sistem dhe filmon përmes kamerës së laptopit. Po ashtu Snoëden ka thënë se ekziston një program tjetër i quajtur CAPTIVEAUDIENCE, me të cilin NSA arrin të piratojë mikrofonin e kompjuterit, për të regjistruar më pas bisedat private.

Mendohet se nuk është vetëm NSA që ka të tilla aftësi përgjuese. Mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është çaktivizimi i kamerës, ose vendosja e një shiriti ngjitës, njësoj siç ka bërë Mark Zuckenberg.