• |
ide | kryesore

23 liderë botërorë kur ishin të rinj… (FOTO)

Arkiva, Planet
1469807474_merkel.jpg


Kur liderë e diktatorë lënë shenjë në skenën globale, ndonjëherë është vështirë të imagjinohen se si ata kanë qenë kur ishin në moshë të re.
 
“The Independent” ka publikuar 23 foto të vjetra të liderëve të kaluar dhe aktual për të dhënë deri diku një ide se si ishin ata dikur.
 
Nga Hitleri, te Merkel, apo kryeministri aktual i Kanadasë, në fotogaleri do të gjeni figurat më të mëdha të shekullit të XX dhe XXI./tch
 
Kancelarja gjermane, Angela Merkel në vitin 1990, me demokratin Lothar de Maiziere
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, me një uniformë ushtarak në një fotografi që nuk dihet se kur është shkrepur
Kim II Sung, ish-lideri i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, 16-vjeçar në vitin 1928. Ai u bashkua me organizatën rinore komuniste në atë kohë, ndërsa u arrestua dhe u burgos për veprimtari me grupin.
Një foto pa datë e Mbretit Salman të Arabisë Saudit. I pari zëvendësguvernatori i Rijadit në vitin 1954, rreth 19 vjeç.
Presidenti rus, Vladimir Putin, në vitin 1950.
Justin Trudeau, 8 vjeç, aktualisht kryeministër i Kanadasë, ushqen pëllumbat me babain e tij në Venedik në vitin 1988, së bashku me babanë e tij Pierre Trudeau, ish-kryeministër i Kanadasë
Joseph Stalin në vitin 1902, i cili më vonë u bë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik.
Kryeministri italian, Matteo Renzi në fillim të viteve 1990, në moshën 19 vjeçare
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, si fëmijë, u largua me familjen e tij në 1956
Benito Musolinit pas arrestimit të tij nga policia zvicerane në vitin 1903
Aung San Suu Kyi, këshilltare e Mijanmarit, 6-vjeçare në vitin 1951. Ajo mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991
Diktatori Adolf Hitler, fëmijë
Mbretëresha Elizabeth II, me motrën e saj, Margaret
Ish presidenti amerikan, Bill Clinton mbi një kalë pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë në Arkansas
Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, atëherë president i Unionit të Oksfordit.Foto e vitit 1986
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, në një foto me familjen e saj. Aktualisht, Senati i ka pezulluar kompetencat deri ne 6 muaj
Hugo Chavez, duke ecur me oficerët e inteligjencës ushtarake pasi u arrestua për tentativë grushti shteti në vitin 1992
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në vitin 1986, kur ai ishte ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara
Presidenti amerikan Barack Obama me gjyshërit e tij, në Nju Jork në vitin 1980
Ish-presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt me një hark dhe shigjetë, rreth vitit 1890
Nicolae Ceausescu, ish-kreu i Partisë Komuniste të Rumanisë, 16-vjeçar, në vitin 1934
Mahatma Gandhi, me vëllain e tij Laxmidas në vitin 1886
Ish-presidenti amerikan George W. Bush në Gardën Kombëtare të Teksasit nga 1968 në 1973