• |
ide | kryesore

Tjetër skandal shqiptar në Rio/ KOKSH “harron” të regjistrojë në garë Sidni Hoxhën

I pakategorizuar
skeda-sidni-768x576-470x353.jpg


Të tjera skandale përfshijnë ekipin shqiptar në Olimpiadën “Rio 2016”. Notari Sidni Hoxha nuk ka marrë pjesë në garën 100 metra stil i lirë. Sipas trajnerit Shpëtim Hoxha, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik nuk e regjistruan emrin e sportistit pasi nuk morën pjesë në mbledhjen teknike.

“Sidni nuk ka marrë pjesë jo për fajin e tij pasi në mbledhjen e fundit që është komisioni Teknik që është mbledhja deçizive ku vendosen edhe garat e tjera, Komiteti Olimpik Shqiptar nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje dhe për këtë arsye në mënyrë automatike Sidni është përjashtuar nga gara 100 metra. Mos pjesëmarrja e tyre në një komision teknik tregon papërgjegjshmëri por dhe pa përvojë. Përbën atë që quhet neglizhencë absolute. Sigurisht që Federata e Notit mban përgjegjësi për dërgimin e një trajneri të papërgjegjshëm i cili nuk kujdeset aspak për çështjet e rezultateve dhe që gjithçka të shkojë mbarë”,-ka thënë ai për “Ora Neës”.

Hoxha do të garojë tashmë vetëm në garën 50 metra stil i lirë, por trajneri zbulon edhe një tjetër skandal. Ndaj notarit thotë ai është bërë një gabim i pafalshëm me regjistrimin e kohës olimpike në 50 m stil i lirë, nga 22.93, ai është regjistruar në kohën 29.93, duke bërë që Sidni ta nisë garën në baterinë më të ulët.

Ai do të garojë më datën 12 gusht në 50 m stil i lirë.