• |
ide | kryesore

Berisha: Rama servil i Beogradit, krijon kontrast me qëndrimet e Prishtinës!

I pakategorizuar
vucic-rama.jpg



Sali Berisha ka gjetur një epitet tjetër për Edi Ramën, me anë të të cilit kërkon të nxjerrë në pah paaftësinë në çështjet e gjeopolitikës. Duke komentuar qëndrimin e Edi Ramës në raport me Beogradin në njërën anë dhe Kosovën në anën tjetër, Berisha e quan Ramën një “Ufo të vërtetë” në politikë.

Ish kryeministri thotë se Rama do të niset për në forumin ekonomik në Serbi, i prekur nga “një servilizëm i neveritshem ndaj Beogradit dhe serbeve, si themeluesit e partise qe drejton”. Sipas Berishës, vizita e Ramës në këtë aktivitet i bën akoma më të dukshme qëndrimet parimore të Prishtinës ndaj Beogradit. “Perpjekjet per te krijuar ne çdo rast kontrastin ne marredheniet Shqiperi – Serbi krahasuar me ato Kosove – Serbi eshte nje ndihme e pamerituar qe i jepet Beogradit, qe tani se fundi po i ngrene edhe shtatore xhelatit te shqiptareve Sllobodan Millosheviçit” shkruan Berisha.

STATUSI I PLOTE I BERISHËS

Pjesemarrja ne nje forum biznesi eshte normale, por te trumpetosh si sukses tendin autostraden Nish -Merdare eshte servile dhe qesharake!

Te dashur miq, lidhur me pjesemarrjen e tij ne nje forum ekonomik ne Nish, Edvin Kristaq Rama shkruan: “Ky forum biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha Rama, ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”.

Trashegimtar i tradites aterore te sevilizmit te neveritshem ndaj Beogradit dhe serbeve, si themeluesit e partise qe drejton, Edi Rama, i paafte te perfitoje qofte dhe nje projekt te vetem per Shqiperine, do te rrahe tani gjoksin me investimin e BE per autostraden Nish-Merdare.

Rruga eshte padyshim e rendesishme por per shqiptaret ajo behet e rendesishme vetem me segmentin Prishtine – Merdare. Perpjekjet per te krijuar ne çdo rast kontrastin ne marredheniet Shqiperi – Serbi krahasuar me ato Kosove – Serbi eshte nje ndihme e pamerituar qe i jepet Beogradit, qe tani se fundi po i ngrene edhe shtatore xhelatit te shqiptareve Sllobodan Millosheviçit.

Kjo perpjekje e neveritshme eshte gjithashu nje menyre per te hedhur hije mbi qendrimet e drejta dhe parimore te Prishtines ndaj Beogradit.

Te pretendosh se po shkon te serviresh marredheniet me Kosoven si model per marredheniet me Serbine deshmon se je thjesht nje Ufo i vertet ne politik! sb