• |
ide | kryesore

Shpërthejnë konspiracionet pas një selfie, Tupac është gjallë?

Arkiva, Planet
2-33.jpg


Një selfie e publikuar pak ditë më parë në rrjetet sociale bëri që të shpërthenin konspiracionet.

Në të dukej një person i ngjashëm me Tupac Shakur.

Kaq mjaftoi që të rindizeshin teoritë se në të vërtetë Tupac nuk ka vdekur.

Sipas raportit policor Tupac ka vdekur në shtator të 1996 pasi u qëllua me armë zjarri.

Një dëshmi të fortë ka dhënë dje edhe një prej policëve që pa për herë të fundit reperin e ndjerë.

Chris Carroll thotë se e pa me sytë e tij kur Tupac dha shpirt, 20 vjet më parë.

Polici i cili tashmë është në pension ka folur për Daily Mail duke thënë se e ka parë Tupac të vdiste.

“E pashë duke dhënë shpirt. Ai ishte i gjakosur dhe kishte shumë plagë në trup. Disa organe madje i kishin dalë jashtë. Ik q**u, ishin fjalët e tij të fundit”, thotë polici amerikan.

Vrasja e Tupac u fol sikur ishte porositur nga rivali dhe miku i tij i dikurshëmm, Notorius BIG, i cili u vra më vonë nga mbështetës të Tupac Shakur