• |
ide | kryesore

Ylli misterioz që po habit shkencëtarët

Arkiva, Planet
ylli_1472862295-9036187.jpg


Prej tetorit të kaluar, një yll i pazakontë ka habitur astronomët me lëvizjet në ndriçimin e tij, duke bërë që shumë prej tyre të spekulojnë rreth një megastrukture të mundshme aliene e cila mund të jetë duke bllokuar dritën.
Shkencëtarët, kanë zbuluar kohët e fundit se ndriçimi në këtë yll ka rënë për rreth 20% përgjatë një shekulli, që e shton edhe më tej misterin e tij.
 
Në një shpjegim të ri, megjithatë, një astrofizikan shpjegon një skenar i cili mund të demaskojë teorinë e mega-strukturës aliene – dhe hulumtuesit mund ta kenë gjetur një tjetër yll që i përshtatet këtij modeli, transmeton Express.
 
Ylli misterioz mund të jetë në një fazë të hershme të evolucionit, thonë hulumtuesit, me lëvizjet në ndriçim të cilat mund të jenë një fenomen natyror.
 
Ylli misterioz, i njohur si KIC 8462852, mund të jetë i rrethuar nga një disk protoplanetar që ka skaje të orientuara në relacion me Tokën, shpjegon astrofizikani Ethan Siegel, duke shkruar për Forbes.
 
Përderisa disqet janë të njohur për emetimin e dritës infra të kuqe, ky rreshtim do ta bënte këtë rrezatim të dukshëm për ne.
 
Edhe pse është thënë se ylli mund të jetë qindra miliona vjet i vjetër, disa ekspertë besojnë se ai mund të jetë shumë i ri.