• |
ide | kryesore

FIFA pranon kërkesat e Kosovës, zbulohet formacioni kundër Finlandës

I pakategorizuar
kos_1473083972-4974178.jpg


Këtë mbrëmje përfaqësuesja e Kosovës do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Takimi i parë do të zhvillohet kundër Finlandës në qytetin Turku. Paraditen e sotme erdhën edhe konfirmimet e fundit nga FIFA. Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani, kanë marrë dritën e gjelbër. Ata pritet të startojnë ndaj Finlandës ndërsa në dyshim mbeten Valon Berisha dhe Herolind Shala. Ky mund të jetë formacioni i Kosovës pas vendimit të FIFA-s.

Kosova: Ujkani, Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada; Alushi, Meha (Zejnullahu); Rashica, Celina, Bernard Berisha, Bunjaku (Muriqi).