• |
ide | kryesore

Agron Duka merr në partinë e tij figurat e PS-së të përjashtuar nga Edi Rama

I pakategorizuar
agron-duka-edi-rama.png



Pak muaj më parë deputeti Agron Duka la Partinë Republikane të Fatmir Mediut dhe mori drejtimin e Partisë Agrare Ambjentaliste të drejtuar prej vitesh nga Lufter Xhuveli. Duka u zgjodh deputet në qarkun e Durrësit pas votave të marra në zonën e Shijakut. Por ish-ministri socialist në qeveritë e Fatos Nanos nuk i ka harruar miqtë e tij nga e majta. Burimet thonë se megjithëse ai aktualisht është pjesë e koalicionit të djathtë i janë bashkuar figura të njohura të së majtës, por të lëna mënjanë nga Edi Rama. Sipas të njëjtave burime partisë së Dukës i janë bashkuar së fundmi ish-deputetët socialistë Marko Bello dhe Gazmir Bizhga. Në radhët e tij pritet të shtohet edhe ish-kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Mesa duket Duka e ka hapur partinë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017./lapsi.al/