• |
ide | kryesore

E bujshme/ Hillary Clinton i bie të fikët në publik (VIDEO)

I pakategorizuar
hillarri.JPG



Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton u largua në mënyrë të papritur nga aktiviteti përkujtimor për 15-vjetorin e sulmeve terroriste në New York. Mediat amerikane njoftojnë se ajo u largua nga stafi i saj me shpejtësi duke mos dhënë asnjë njoftim për shkaqet e këtij incidenti. Në një video të publikuar (shih më poshtë) duke qartë se si 68-vjeçarja mbahet nga krahët dhe duke iu marrë këmbët futet në makinë. Pas disa orësh stafi i saj njoftoi se Clinton ndjeu se kishte temperaturë dhe për këtë shkak u largua. Sipas të njëjtave burime ajo u dërgua në shtëpinë e vajzës së saj derisa e ndjeu veten më mirë. Mediat thonë se Clinton humbi një këpucë gjatë largimit. Vetë Clinton reagoi në rrjetet sociale duke dashur të qetësojë votuesit e saj. “Ndihem për mrekulli. Sot është një ditë e bukur në New York”. Vetë Donald Trump tha pak ditë më parë se Hillary Clinton është sëmurë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të drejtojë Presidencën e SHBA. Clinton i hodhi poshtë këto deklarata.