• |
ide | kryesore

Analiza e “Sport Mediaset”/ Shkaqet pse humbi Juventus dhe ku gaboi Allegri

Arkiva, Sport
allegri_inter-juventus_sett2016.jpg



Mund të shpenzosh miliona e miliona për të blerë lojtarët më të fortë të kundërshtarëve direktë (Pjanic nga Roma dhe Higuain nga Napoli), por nëse të mungon uria, “ligësia” dhe kurajo nuk mund të fitosh. Kjo u pa te Juventus në San Siro kundër Inter në një garë të humbur pasi kishin kaluar në avantazh që nuk ndodhte që nga prilli i vitit 2015 në derbin kundër Torinos.

Në pjesën e dytë bardhezinjtë u dukën të çarmatosur pavarësisht golit të Lichtsteiner që erdhi nga një kalim në krah i Alex Sandro. Më pas errësirë absolute. Pavarësisht se zhbllokoi rezultatin skuadra e Allegri u tërhoq duke iu nënshtruar manovrave të Inter duke nisur nga ndërhyrjet e Joao Mario dhe një Icardi në superformë, autor i barazimit dhe pasues në golin e avantazhit të Perisic.

Mbrojtja e Juventus që tashmë njihet si BBBC, nuk funksionoi dhe kjo nuk është hera e parë këtë sezon duke parë Seria A dhe kombëtaren. Mungesa edhe në mesfushë pavarësisht se këtë herë Pjanic nis që nga minuta e parë. Në këtë mënyrë nuk mund të shkohet përpara. Edhe në qoftë se kjo skuadër ringrihet dhe fiton “skudeton” e shtatë në radhë, por kjo skuadër u ndërtua për të fituar në Europë, një Champions League që mungon prej 20 vitesh dhe është bërë një fiksim për drejtuesit e klubeve të mëdha. Nëse mungon personaliteti dhe uria për të fituar është e vështirë të arrish rezultate.

Më pas sigurisht që nuk i duhet “ngrënë haku” as një Interi të bukur që nëse luan vazhdimisht kështu mund të kthehet të luftojë për 3 vendet e para që të çojnë në Europë.

Gabimet e Allegrit

Problemi nuk është mungesa e “ligësisë” që Juventus nuk e tregoi në fushë. Janë edhe gabimet e trajnerit Allegri që tashmë është vënë nën akuzë nga tifozët bardhezinj dhe kjo vetëm për lënien në pankinë të Higuain, lojtarin e ëndërrave që iu shkëput Napolit me një shifër 90 milion euro.

Në Champions kundër Sevilla u vu në diskutim mungesa e Pjanic dhe tani bëhet rast ajo e Pipita. Në dy vitet e fundit trajneri ka bërë shpesh polemika duke lënë në stol Moratën dhe Dybala, por këtë herë është ndryshe. Allegri nuk donte që të digjte shpejt spanjollin që në atë kohë ishte 21 vjeç ndërsa donte që të ambientonte më shumë argjentinasin i datëlindjes 1993, shumë i ri për të marrë në shpatulla një skuadër të madhe si Juventus.

Pjanic dhe Higuain janë dy kampionë të konfirmuar që futbollin italian e njohin shumë mirë. Boshnjaku mbërriti të Roma në verën e vitit 2011, argjentinasi te Napoli në vitin 2013 dhe më herët luante te Real Madrid. Pra nuk janë dy të pastërvitur. Ndoshta ka ardhur momenti tu jepet roli i titullarit ndërsa të zgjidhen edhe njerëzit tek të cilët skuadra mund të mbështetet. Pastaj i takon Allegrit që t’i japë skuadrës krenarinë dhe dëshirën për të fituar të një grupi që mbeti me gojë hapur në sfidën me Inter.

Statistikat

Inter nuk e mundte Juventusin në një ndeshje në shtëpinë e tij në kamionat që nga prilli i vitit 2010

Bardhezinjtë kanë humbur dy nga tre ndeshjet e luajtura në transfertë të këtij sezoni dhe fundit të sezonit të kaluar.

Zikaltrit kanë qenë në disavantazh në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni,. Por ia kanë dalë të fitojnë vetëm kundër Pescara dhe Juventus

Icardi ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje të kampionatit kundër Juventus duke e bërë kët skuadër “viktimën e tij të preferuar” në Serie A.

Icardi ka pasur rol në të gjithë golat e Inter të këtij sezoni. 4 gola dhe një asist.

Perisic kishte shënuar ndaj Juventus në San Siro edhe sezonin e kaluar në Coppa Italia.

Lichtsteiner nuk shënonte në Serie A nga 25 janari 2015 kundër Chievo 601 ditë më parë.

Juventus kishte fituar 11 ndeshjet e kaluara ku ka shënuar Lichtsteiner

Inter nuk ka gjetur ende golin gjatë pjesëve të para në këtë kampionat pavarësisht 29 rasteve.

16 goditje të Inter në këtë ndeshje. Juventus nuk merrte kaq shumë goditje që nga prilli kundër Fiorentinës.

Juventus nuk humbiste në kampionat pasi kishte kaluar në avantazh që nga derbi me Torinon në prill 2015.

/marrë nga Sport Mediaset, përgatiti lapsi.al/