• |
ide | kryesore

Sadiku ka një lajm të mirë për De Biasin

Arkiva, Sport
sadoo.jpg


Sulmuesi i Zurichut, Armando Sadiku ka një lajm të mirë për Gianni de Biasin dhe tifozat e Kombëtares. Ai ka zbuluar se nuk vuan nga një lëndim serioz. Dhe, ai pret që të rikthehet në fushën e lojës pas vetëm një jave.

Nga loja (ndeshja) e mbrëmshme kundër Servett pësova një goditje në gjurin e majtë nga portieri kundërshtar. U detyrova të lër fushën në minutën e 15 !!Mbas përgjigjes së rezonancës magnetikë, çdo gjë faleminderit zotit është në rregull me gjurin tim. Mjeket mendojnë që pas 1 Jave mund të jem përsëri i gatshëm 100 % në fushë !!! Ndeshje te rëndësishme na presin me FC Zürich & Kombëtaren”, ka shkruar Sadiku në Instagram.