• |
ide | kryesore

Shqiptarët barazojnë në Gjermani

Arkiva, Sport
1102725_toptease_article_desktop_com-780x439.jpg



Ka përfunduar në barazim ndeshja derbi mes shqiptarëve të Greuther Furth dhe Sandhausen.
 
Mesfushori nga Shqipëria, Jurgen Gjasula e ka lënë pas dëmtimin dhe u rikthye në fushë me Greuther Furthin që barazoi në shtëpi me Sandhausen.
 
Gjasula e nisi nga minuta e parë ashtu si Veton Berisha, ndërkohë që në krahun tjetër ishte në fushë edhe Paqarada.
 
Mbrojtësi i Kosovës luajti deri në minutën e 68-të, dhe tre minuta më pas Greuther Furthi kaloi në avantazh.
 
Për Gjasulën pati edhe karton të verdhë në minutën e 85-të, ndërsa në minutën e 91-të u zëvendësua.
 
Dy minuta më pas Sandhauseni arriti të shënojë dhe t’i heqë dy pikë mjaft të vlefshme Furthit që ishte në fitore deri në ato momente. /Telegrafi/