• |
ide | kryesore

“Gazzetta dello Sport”: Strakosha me të rinjtë më të mirë të Seria A

Arkiva, Sport
lista.jpg


E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” ka bërë një sondazh online me talentet e reja më të mira të këtyre javëve të para të Seria A. Klasifikimi është bërë duke patur parasysh ndeshjet e luajtura, notat e marra nga specialistët dhe rritja e tij. Nota e shqiptarit eshte 6.5.

Lista kryesohet nga Berardi i Sassuolo i ndjekur nga Donnarumma i Milan. Në listë bie në sy në vendin e 7-të edhe shqiptarë Thomas Strakosha. Me dy paraqitje të Lazio ai ka fituar pëlqimin e publikut. Në ndeshjen e parë ai humbi përballë Milan me rezultatin 2-0 ndërsa në të dytën Lazio fitoi 2-0 me Empolin. Strakosha zurin vendin në portë pas dëmtimit të portierit të parë Marchetti. /lapsi.al/