• |
ide | kryesore

Zbulohet familja sekrete e Vladimir Putin (FOTO)

Arkiva, Planet
abababab.jpg


Ish-gjimnastja ruse e cila përflitet se ka një familje sekrete me Presidentin Vladimir Putin është shfaqur në publik për herë të parë me dy djem, të cilët mendohet se janë fëmijët e saj. 33-vjeçarja Alina Kabaeva, e cila është përfolur se ka pasur një lidhje me Presidentin rus prej vitit 2008, ka marrë dy djemtë, mosha e të cilëve nuk dihet, në një spektakël patinazhi tek “Megasport Arena” në Moskë. Sipas një dëshmitari, ajo mbante një unazë martese të cilën përpiqej ta fshihte nga kamerat. 63-vjeçari Putin, në 2013-ën bëri publik divorcin nga bashkëshortja e tij Lyudmila dhe vazhdimisht ka refuzuar të flasë rreth jetës së tij personale. Alina Kabaeva një gjimnaste fituese e medaljes së artë në Olimpiadë, ka mohuar disa herë marrëdhënien me Presidentin rus, por spekullimet nuk kanë reshtur kurrë, shkruan Daily Mail. /TCH/