• |
ide | kryesore

Ukrainë-Kosovë, ende pa një akord për vendin e ndeshjes

Arkiva, Sport
ukraina-300x221.jpg


Ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, Rusi 2018 nuk do të zhvillohet në Poloni siç ishte programuar.

Palët nuk kanë arritur mirëkuptimin për zhvillimin e kësaj sfide në qytetin e Krakovës, ku ishte vendosur që luhej pasi Federata Ukrainase e Futbollit nuk mund ta zhvillonte ndeshjen brenda kufinjve të saj, për sa kohë që nuk e njihte si shtet Kosovën.

Një javë më parë u bë e ditur se ishte gjetur një marrëveshje për ta zhvilluar ndeshjen në Poloni, madje ishte marrë dhe leja nga Fifa.

Këtë të premte pritej që zyrtarë të Federatës ukrainase të inspektonin stadiumin ku mund të luhej ndeshja, por në përfundim të ditës palët duket se nuk kanë gjetur një marrëveshje, pavarësisht se Federata Ukrainase vetëm një ditë më parë kishte shpallur dhe njoftimin për akredimin e mediave në stadiumin e Krakovës.

Aktualisht Federata e Ukrainës po kërkon që të gjejë një tjetër vend për të luajtur ndeshjen e 9 tetorit ndaj Kosovës, e cila në datë 6 do të jetë e impenjuar në “Lori Borici” përballë Kroacisë.