• |
ide | kryesore

Supergol dhe karton të kuq, e kush tjetër përveç Balotellit (VIDEO)

Arkiva, Sport
ballo.jpg


SuperMario Baloteli godet përsëri, në stilin e tij. Italiani ishte protagonisti i fitores së Nicës, duke e mbajtur në vendin e parë në renditjen e kampionatit francez. Por njëkohësisht, ai u bë pjesë e një prej episodeve “të zakonshme” të karrierës së tij, duke mbyllur ndeshjen para kohe me karton të kuq.

Në sfidën ndaj Lorient, Baloteli humbi disa raste të mira për shënim dhe dukej se dueli do të mbyllej me rezultatin 1-1. Por në minutën e 86-të, sulmuesi arriti të realizonte golin e fitores 2-1 pas një manovre të shkëlqyer ndaj mbrojtësve kundërshtarë.

Sulmuesi festoi golin duke hequr fanellën dhe duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Por në minutën e 90, pas një shkëmbimi aspak miqësor me Moreiran, ai u ndëshkua me të verdhin e dytë, duke u larguar me të kuq nga fusha e lojës. Praktikisht një ditë tipike pune për Mario Balotelin./panorama/