• |
ide | kryesore

FOTO/ Futbollistët e Kukësit rrihen barbarisht në Laç

Arkiva, Sport
111.jpg


Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në fushën e futbollit ditën e diel në Laç. Vendasit e moshave U­17 dhe U­19 u përballën me kundërshtarët e tyre të Kukësit, por takimet janë shoqëruar nga një dhunë e paprecedentë, e cila ka bërë që të dërgohen në spital dhe 2 futbollistë të Kukësit U­19, Uka dhe Kashanjeva.

Ngjarja është dënuar nga klubi i Kukësit sipas të cilit “ekipet e Akademisë së Kukësit vetëm me futboll nuk janë përballur në Laç.

Ekipi U­17 dhe U­19 janë terrorizuar me një atmosferë dhune që nga zbritja nga autobusi e deri në largim. Lojtarët e moshave të Kukësit kanë rënë pre e kësaj dhune barbare dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. Nga goditjet e marra kanë përfunduar në spital lojtari Uka dhe Kashanjeva i U­19.

Për futboll nuk flitet dhe rezultati kalon në plan të dytë, pasi vetëm dhuna ka qenë prezente jashtë fushe dhe brenda e saj. Kjo e lejuar edhe nga arbitri i ndeshjes. Ai pasi ka nxjerrë dy lojtarë të Laçit me karton të kuq, i ka rifutur në lojë, pasi nga frika dhe presioni i shënoi si të verdhë.

Klubi F.K. Kukësit do e ndjekë deri në fund këtë çështje dhe do të përgatisë të gjithë dokumentacionin e duhur për ta dorëzuar në FSHF. Kjo sjellje është prishje e qartë e garës dhe si gjithmonë ndodh në Laç.

Duke parë situata të tilla, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe dënimeve shembullore për protagonistët e ngjarjeve. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i lojtarëve tanë, prandaj ose të merren masat e duhura, ose të ndërpritet gara, pasi nuk po flasim më për futboll” – thuhet në deklaratën e Kukësit.