• |
ide | kryesore

FOTO/ Lokali ku ndodhi masakra në Shkodër, një ditë më pas

I pakategorizuar
lap1.jpg


Qëndron ende i rrethuar me kordonët e policisë lokali ku mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:40 breshëritë e armës u morën jetën dy personave dhe plagosën 4 të tjerë. Kokali ndodhët në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Dajçit”. Në muret e tij shihen edhe me sy të lirë shenjat e plumbave. Policia është ende në ndjekje të autorit të identifikuar Miklovan Parubi. Ai me një kallashnikov në dorë, rreth orës 23:00 i është drejtuar lokalit të zonës dhe ka qëlluar kuturu.

Nga plumbat ka gjetur vdekjen Arjet Saiti, 40 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 29 vjeç, ndërsa janë plagosur Ndok Marku, 35 vjeç, Vicens Kopshti 26 vjeç (vëllai i viktimës), Aleks Prendi 40 vjeç dhe Kitas Molla, 26 vjeç. Të gjithë u transportuan për në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por dy prej tyre gjetën vdekjen si pasojë e plagëve të shumta.

Sherri mes tyre nisi me fjalë duke u pasur me fyerje ndërmjet palëve. Por Miklovan Parubi, 33 vjeç, i ishte person i njohur në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara.

Ai është tërhequr nga lokali aq sa për të marrë një armë kallashnikov dhe me të ka hyrë brenda pak çaste më vonë, për të ekzekutuar dy prej bashkëfshatarëve të tij. Nuk dihet ende nëse autori i kishte shënjestër dy viktimat apo ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar dhe plumbat i morën jetën atyre. /lapsi.al/