• |
ide | kryesore

BBC: Kosova, çfarë entuziazmi për ndeshjet e Kupës së Botës

Arkiva, Sport
gbfutd.jpg


“Shkallët e stadiumit “Rexhep Rexhepi” nuk janë ndërtuar edhe aq të rehatshme, madje atje nuk ka ndenjëse fare. Megjithatë qindra persona mbushën shkallët për të parë stërvitjen e skuadrës së Kosovës në fushën e blertë”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes BBC për ndeshjen që luhet të enjten në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodërs mes Kosovës dhe Kroacisë. Gazetarëve britanikë u ka bërë përshtypje vizita në stërvitje e kryeministrit Isa Mustafa. Pati urime dhe nxitje për fitore si dhe shkëmbime bluzash.

“Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, kishte një lajm më të mirë. Ai premtoi një bonos prej 100 mijë eurosh nëse skuadra arrin të kualifikohet në Kupën e Botës” – shkruan BBC. Ajo citon edhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së Erroll Spahiu.

“Jam shumë i lumtur. 16 mijë bileta të shitura në 2 ose 3 orë. E imagjinoni sa të emocionuar janë njerëzit” – tha ai.

BBC shkruan se vetëm pak muaj më parë ideja e përfshirjes së Kosovës në eliminatoret e Kupës së Botës ishte një gjë e pabesueshme. Pas vetëshpalljes së Pavarësisë atë e kanë njohur si shtet 80 vende. Në maj ishte UEFA dhe më pas FIFA që e pranuan si anëtar të tyre dhe duke u hapur rrugë kompeticioneve.

“Kalova një kohë të mirë te kombëtarja U21 e Zvizrës. Më pas pata shumë telefonata nga trajneri i Kosovës dhe vendosa ta provoja këtu.” –thotë lojtari Hekuran Kryeziu që luan te Lucerne. /lapsi.al/