• |
ide | kryesore

Strategjia e De Biasit: në ditën kur e duan më pak, ai thotë se i do më shumë shqiptarët

Arkiva, Sport
cik_0.jpg



Gianni De Biasi përveçse një teknik i zoti, ka dhe një dhunti të dytë: ai është një komunikues i shkëlqyer, një kurues i kujdesshèm i imazhit të tij tek shqiptarët.

Pikërisht në momentin e ndeshjes kundèr Spanjës, kur dihej se imazhi i skuadrës së tij mund të krisej nha përballja me këtë emër të madh të futbollit botèror, tekniku italian është përkujdesur aë të ruajë njè lidhje pasionante me fansat e tij.

Në pamundësi që këtë ta bëjè në fushën e lojës, ai ka zgjedhur ta bëjë atë pèrmes prekjes së emocioneve. Ai nuk e ka humbur rastin për të ngritur lart shqiptarët në një intervistë për të përditshmen sportive madrilene, AS. Italiani ka thënë se ndihet shqiptar, pasi është pyetur a e ndien vetën italian apo shqiptar.

”Pavarësisht se në Itali kjo nuk mund të tingëllojë mirë unë ndihem shumë Shqiptar, të përballesh çdo ditë me ta të bën dhe të ndihesh njësoj si ata”, ka deklaruar De Biasi.

“Me falënderojnë sepse tani fëmijët e tyre kanë kuptuar që me punë mund të arrijnë shumë lart, tani në Shqipëri nuk flasin me vetëm për Ronaldon dhe Messin, por edhe për Xhaken apo Sadikun”, ka theksuar ai.

Ish-trajneri i disa skuadrave italian ka folur edhe fjalë të mëdha për popullin shqiptar, të cilët nuk kanë një imazh të mirë në botë.

“Të gjithë keni një imazh të frikshëm për Shqipërinë, por po ju them që edhe për italianët në Amerikë flasin më shumë për mafian tonë sesa për Pizzat dhe Spagetit. Kam parë që dhe ju flisni për stadiumet në kushte të këqija në Shqipëri, por nuk e dini që pas zhvillimit të Kombëtares janë ndërtuar dy stadiume mjaft të mirë, të cilët mund t’i krahasoj pa frikë me stadiumet të Italisë ose Spanjës”, tha ai.

“Nëse ka diçka që më pëlqen nga populli shqiptar atëherë do thosha krenaria, ata mund të jenë të varfër, të pafuqishëm dhe gjithçka tjetër, por asnjëherë nuk ndihen të turpëruar t’i thonë të gjithëve se nga vijnë, flamuri i tyre me pak fjalë është shumë më i madh sesa duket”, ka përfunduar italiani.