• |
ide | kryesore

Ngjarja e rrallë: Kompania e basteve i jep 800 mijë paund bastexhiut për fitoren e Clinton!

Arkiva, Planet
hillary-300x200.jpg


Në Britani, vendin ku vihet bast për çdo gjë, ndodhin edhe ngjarje të tilla.

Një prej kompanive më të mëdha të basteve, Paddy Power, i ka paguar një klienti të saj 800 mijë paund për fitoren e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale.

Vendimi ka çuditur gjithëkend pasi zgjedhjet duan edhe 20 ditë të zhvillohen.

Por sipas kompanisë ajo është fituese e sigurt e këtyre zgjedhjeve.

Një gjë të tillë kompania e basteve e ka bërë edhe në 2012 kur i pagoi një klienti 700 mijë dollarë për fitoren e Obaësm, një muaj para zgjedhjeve.

“Trump bëri një fushatë të jashtëzakonshme nga fillimi deri pak javë më parë, por shanset që ai të fitojë janë ulur ndjeshëm aktualisht”, tha një zëdhënës i kompanisë./tema