• |
ide | kryesore

VIDEO/ Messi tallet me Guardiolën

Arkiva, Sport
GUG-650x358.jpg


Në ndeshjet e së mërkurës në Champios League, Barcelona e shkatërroi 4-0 Manchester City që siç dihet tashmë drejtohet nga Pep Guardiola. Një “hat-trick” i realizuar nga Leo Messi dhe një gol i Neymar bënë që “muri” i ngritur nga Guardiola të rrënohej. Shënimi i 3 golave nga Messi ka bërë që të nisin menjëherë shakatë me Pep Guardiolën. Spanjolli ka kërkuar ndjesë për humbjen e thellë të skuadrës, ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga stili i lojës së tij.

“Më vjen shumë keq për humbjen, por deri në ditën time të fundit si trajner do të luaj duke filluar nga portieri. Iu kërkova futbollistëve që të luajnë me personalitet dhe ata bënë ashtu. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje sa më shpejt”, – tha spanjolli.