• |
ide | kryesore

De Biasi për kritikat e Astrit Hafizit: Ai dështoi me futbollistë të shkëlqyer

Arkiva, Sport
Hafizigggg.JPG


Trajneri i kombetares Xhani De Biasi u ka kthyer përgjigje kritikave të ish-trajnerit të kombëtaresë Astrit Hafizi. Ai thotë se prej kohësh Hafizi është kritik dhe se nuk ka thënë asnjë fjalë të mirë edhe në evropian kur Shqipëria bëri një paraqitje të mirë.    

“Mendoj se, prej disa kohësh, ish-trajneri Hafizi ka një sjellje aspak pozitive ndaj Kombëtares, sepse është i gatshëm të kritikojë sapo i krijohet mundësia. E bëri këtë edhe gjatë Europianit, megjithëse opinioni ndërkombëtar ka lëvduar lojën e skuadrës sonë. Besoj se e kuptoj motivin e kësaj sjelljeje pasi, në fund të fundit, ai nën drejtimin e Kombëtares, megjithëse ka pasur në dispozicion një grup me futbollistë të shkëlqyer, ka marrë rezultate të dobëta.

Besoj gjithashtu se kundër Maqedonisë djemtë arritën të fitonin një ndeshje me dy fytyra, sepse pas një pjese të parë të mirë, në të dytën ua dhuruam kundërshtarëve barazimin dhe, më pas, humbëm qetësinë. Ditën tjetër, me vetëm 15 minuta lojë në dispozicion, ne shënuam gol dhe morëm tri pikët që dëshironim. Nëse ai kërkon të na ndihmojë në punën tonë, mjafton të shohë statistikat e UEFA-s” – ishte përgjigjja e De Biasit.