Sipas të përditshmes sportive italiane, "Corriere dello Sport" aventura e holandezit Frank De Boer te Inter tashmë ka përfunduar. Ndeshja me Torinon që luhet nesër, do të jetë e fundit për të në krye të zikaltërve. Drejtuesit e Interit janë duke menduar për pasardhësin e De Boer. Mediat zbulojnë edhe emrat e kandidatëve. Fjala është për Edy Rejan, Francesco Guidolin, Stefano Pioli, Laurent Blanc, Louis Van Gaal dhe Leonardo. Në listë është edhe Diego Simone, por ky i fundit nuk mund ta marrë drejtimin e Interit deri në qershor.
De Boer është i ikur, ja kush vjen pas tij
Arkiva, Sport
![fdb_1477384693-4942535.jpg](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2016/10/fdb_1477384693-4942535.jpg)