• |
ide | kryesore

Icardi hesht kritikët, Interi kthehet te fitorja (VIDEO)

Arkiva, Sport
CvuJytvWAAA7dUl-780x439.jpg


Pas tre humbjesh radhazi, Interi kthehet te fitorja në Seria A. Zikaltrit fituan ndaj Torinos me rezultatin 2-1. Interi ishte dukshëm skuadra më e mirë në këtë takim dhe kjo ishte një fitore e merituar. Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 35-të pas një topi të futur në zonë nga Antonio Candreva, ndërsa Mauro Icardi shënoi pas një topi të kthyer nga Joe Hart.

Miqtë barazuan me anë të Andrea Belottit në minutën e 63-të pas një gabimi në mbrojte nga vendasit. Por, me këtë rezultat nuk u pajtua Icardi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 88-të. Pas kësaj humbje Torino bie në vendin e tetë me 15 pikë, kurse Interi ngjitet në pozitën e 10 me 14 pikë. Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Sampdorias.