• |
ide | kryesore

VIDEO/ Festë dhe zhgënjim për shqiptarët e Serie A, notat për Berishën, Memushajn, Manajn dhe Veselin

Arkiva, Sport
kryesore.jpg


U luajtën dje në mbrëmje ndeshjet e javës së dhjetë të Serisë A. mes takimeve spikatën edhe 2 ndeshje derbi mes shqiptarëve. Përballë ishin Peskara e Memushajt dhe Manajt me Atalantën e Berishës si dhe Napoli i Hysajt me Empolin me Veselit.

Etrit Berisha doli fitimtar në derbin ndaj Memushajt dhe Manajt. Ekipi i tij Atalanta fitoi 0-1 në transfertë falë golit të Kaldarës në minutën e 60. Të tre shqiptarët e nisën titullarë takimin dhe vetëm Memushaj u zëvendësua në minutën e 58-të.

Mediat italiane kanë vlerësuar kapitenin e Pescara, Memushaj me notën 6. Në vlerësimin për të thuhet se zhvilloi një ndeshje të fortë. "Dëgjohej shpesh të fliste me shokët e tij. Bëri një gabim në mbrojtje që mund të kushtonte shumë në fund të pjesës së parë. U ngroh pas goditjes së tranversës të një topi të goditur me kokë. Në përgjithësi pozitive sidomos në pjesën e dytë. U zëvendësua në minutën e 58-të nga Brian Cristante" – shkruhet për të.

Ndërsa për sulmuesin Rey Manaj është vendosur një notë 5.5. Për të thuhet se "u lodh shumë të gjente hapësira në sulm pavarësisht dëshirës së mirë".

Në krahun tjetër portieri shqiptar Etrit Berisha është vlerësuar me notën 6 të Atalanta. “Nuk u impenjua asnjëherë në pjesën e parë ndërsa në të dytën pati disa raste në portë. Në përgjithësi një mbrëmje e qetë për shqiptarin” – shkruajnë mediat italiane.

Në derbin tjetër të shqiptarëve në “San Paolo”, Napoli vendas mposhti 2-0 Empolin falë golave të Mertens dhe Çiriçes. Frederik Veseli u aktivizua për 90 minuta të plota për miqtë. Mediat e kanë vlerësuar me notën 5,5. “I dha shumë hapësirë Insigne, që e vuri shumë në vështirësi. Një ndeshje me shumë vuajtje edhe pse në pjesën e dytë mori disa masa” – shkruhet për mbrojtësin shqiptar.

Ndërsa mbrojtësi tjetër Elseid Hysaj u fut në lojë vetëm në minutën e 78-të për vendasit, teksa ishte lënë në stol nga trajneri Sarri për shkak të lodhjes fizike. Për të nuk ka votë.

Nuk u aktivizua Arlind Ajeti te Torino që u mund 2-1 nga Interi në San Siro. Në stol qëndroi edhe portieri Thomas Strakosha te Lazio që fitoi 4-1 me Kaljarin./lapsi.al/