• |
ide | kryesore

Fitojnë Real dhe Barcelona (VIDEO)

Arkiva, Sport
Cv8n1VuVYAEszh3.jpg


Real Madrid ka vijuar me fitoret në La Liga, këtë herë fitoi në udhëtim ndaj Alaves me rezultatin 1-4. Të parët kaluan që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Deyverson(7’) Reali barazoi pas 10 minutash me Cristiano Ronaldos nga pika e bardhë, por portugezi shënoi edhe një herë në minutën e 33-të pas një goditje të fortë nga distanca dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë. Ronaldo kishte një tjetër mundësi të artë për të shënuar në minutën e 79-të nga pika e bardhë, por portieri Kiko bëri një pritje të bukur. Goli i qetësisë erdhi nga Alvaro Morata në minutën e 84. Ndërsa në minutën e 88-të erdhi dhe het-triku nga Ronaldo. Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me 24 pikë.

Barcelona ka fituar ndaj 1-0 ndaj Granada. Vendasit ishin dukshëm më të mirë, por nuk arritën të jenë konkretë para portës kundërshtare. Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga Rafinha në minutën e 48-të. Deri në fund rrezikuan edhe Neymar e Suarez, por pa mundur të shënojnë. Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, apo dy më pak se Real Madrid në vendin e parë.