• |
ide | kryesore

Humb Napoli/ Nota dhe komentet e gazetave italiane për Hysajn

Arkiva, Sport
drggggggggggggggg.JPG


Napoli humbi 2-1 përballë Juventusit në Torino. Për 90 minuta në fushën e lojës për napolitanët idhte edhe shqiptari Elseid Hysaj. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka bërë njëk paraqitje përgjithësisht të mirë që sipas gazetarit italian të Sky Sport tregoi shpesh siguri dhe personalitet gjatë lojës. Por kur skuadra humbet mbajnë të gjithë nga pak përgjegjësi dhe notat nuk janë edhe aq të mira për shqiptarin.

“Calciomercato” i jep notën 6 ndërsa shkruan se "Hysaj kishte për detyrë të kontrollonte Alex Sandro. Nuk ishte e thjeshtë, por pati edhe humbje".

“Tutto Napoli” një portal dedikuar skuadrës e vlerëson sërish me notën 6, citon lapsi.al. “Mbetet gjithmonë thuajse prapa në bllokimin e Alex Sandro, i cili u bë i rrezikshëm me kroset e tij të mira. Në përgjithësi ia doli ta bllokojë. I shoqëroi pak aksionet e skuadrës duke mos marrë shumë përgjegjësi” – shkruan ky portal.

“Corriere” i ka vënë një notë të ulët, 5 duke shkruar se u përpoq gjatë gjithë lojës të mbrojë duke mos u shfaqur asnjëherë.

“Calcioweb” e vlerëson me 5.5 duke nënvizuar se vuajti shumë Alex Sandro me të cilin u përball në shumë duele. “Disa i fitoi, shumicën i humbi”.

Dhe në fund “Fantamagazine” që e vlerëson me 5 bashkë me komentin: “Alex Sandro bëri të mirin dhe të keqin në krahun e tij duke e bërë Hysajn me dhimbje koke”.

Megjithatë nota e Hysaj nuk është më e ulët se shokët e tij në mbrotje. Kritika të shumta kanë marrë edhe Kulibali e Ghulam. /lapsi.al/