• |
ide | kryesore

Të dielën ndërron ora

Arkiva, Planet
Daylight-Savings-Time1.jpg



Për gjumashët vjen një lajm i mirë… Të dielën në orën 03:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizin 60 minuta pas. Do të rikthemi me orën dimërore. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji. Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Image result for clock change