• |
ide | kryesore

Dështimi/ A po merr fund miti i Murinjos? (Statistikat)

Arkiva, Sport
mur.jpg


Jose Mourinho po kalon momente shumë të vështira në Manchester United. 

Trajneri portugez është në sezonin e tij të dytë të keq në Premierligë dhe gjithnjë e më shumë rreth tij po ngrihen dyshimet nëse është vertet "Special 1" i aftë të bënte Porton dhe Interin të fitonin ligën e kampioneve. Gazetarët që e ndjekin nga pas thonë se ai ka humbur edhe magjinë e komunikimit të konferencat e shtypit, ndërsa ata që e shohin teknikisht po ngrenë dyshime nëse ai është i aftë të ngrejë të aftë përpos atyre mbrojtëse.

Mourinho edicionin e kaluar kishte statistika të tmerrshme me Chelsean dhe e njëjta histori po përsritet edhe me djajtë e kuq.

Në 29 ndeshjet e fundit me Chelsean dhe Unitedin në Premierligë, Mourinho ka fituar vetëm 9 ndeshje, apo vetëm 31 për qind, statistikë kjo shumë e ulët. Momenti më i rënëdë për portugezin ishte mundja 4-0 nga ish skuadra e tij një javë më parë.

Ai u nxorr me karton te kuq nga ndeshja me Burnley (0-0),pas protestave të vazhdueshme ndaj gjyqtarit Mark Clattenburg në tunel.

Pas ndeshjes, Mourinho nuk foli për mediat dhe këtë e bëri asistenti i tij, Rui Faria, i cili kërkoi nga tifozët që të kenë besim pasi sipas tij ‘rezultatet do të vijnë’

Pas 10 ndeshjeve të para, Unitedi renditet vetëm në vendin e 8 me 15 pikë, apo 8 më pak se sa City, Arsenal dhe Liverpool