• |
ide | kryesore

Inter u kthehet humbjeve (VIDEO)

Arkiva, Sport
CwCqG1yXgAAzOB0-780x439.jpg


Pas fitores ndaj Torinos, Interi u është kthyer humbjeve. Këtë herë doli kokë ulur pas mundjes nga Sampdoria me rezultatin 1-0. Ishte një ndeshje e balancuar, me shumë raste nga të dy anët, por fitoi skuadra më konkrete. Fabio Quagliarella shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 44-t, pas një topi të futur në zonë nga Karol Linetty. Interi e filloi mirë pjesën e dytë dhe Mauro Icardi kishte një shans të mirë në minutën e 68-të, por nuk arriti të dërgojë topin në portë. Interi mbetet në vendin e 10-të me 11 pikë, aq sa Sampdoria një vend më poshtë.