• |
ide | kryesore

Misteret më të pabesueshme të “Halloween”-it

Arkiva, Planet
f_1477917441-4257015.jpg


Fyerja e djallit
Kurioziteti i parë i Halloween-it ka të bëjë me faktin se përse të gjithë vishen si mostra. Halloween-i fillimisht ishte një festival pagan ku besohej se atë ditë kufiri mes jetës dhe vdekjes ishte shumë i hollë. Ndërsa, të krishterët i identifikonin të vdekurit që ktheheshin në tokë, si një e keqe absolute, djalli që vjen për të torturuar njerëzit. Prandaj, ata visheshin si monstra për t'i tallur dhe larguar ata.
 
Ëmbëlsira me brisk rroje
 
Kjo duket e tmerrshme vetëm, duke e lexuar, por për fat të keq ka ndodhur në disa raste. Disa të çmenduar kanë shpërndarë ëmbëlsira për Halloween-in, por ata që i kanë pranuar kanë gjetur një surprizë të frikshme, një brisk rroje brenda ëmbëlsirës. Mendoni se çfarë mund të ndodhte nëse dikush e hante ëmbëlsirën.
 
Hija e vdekjes
 
Një supersticion i çuditshëm në lidhje me natën e Halloween-it ka të bëjë me atë të hijes sonë. Imagjinoni veten, duke ecur rrugëve natën e Halloween-it, nën dritën e hënës dhe me hijen tuaj që ju ndjek. Në natën e Halloween-it, hija jonë presupozohet të jetë vdekja. Por, është thjesht një supersticion.
 
Vizita në shtëpitë e braktisura
 
Disa njerëz veçanërisht të guximshëm vendosin që natën e Halloween-it të bëjnë diçka të frikshme, duke vizituar një shtëpi apo vend të përhumbur dhe të braktisur. Por, për fat të keq ka dhe nga ata që fshihen në këto shtëpi, në mënyrë që të trembin të tjerët që vijnë për vizitë.
 
Halloween-i gjatë gjithë vitit
 
Në një qytet të vogël të Massachusetts, Halloween-i festohet gjatë gjithë vitit. Nëse në shumë vende të botës, njerëzit veshin kostumet e frikshme natën e 31 tetorit, në Salem ata që i përkasin fesë Ëiça vishen çdo ditë me kostumet tradicionale të fesë së tyre. Për këtë arsye, nëse vizitoni ndonjëherë këtë qytet, do të kuptoni se Halloween-i festohet aty çdo ditë të vitit.
 
“Dita e të vdekurve”, Halloween-i ndryshe në Meksikë
 
Në Meksikë festohet prej vitesh një traditë e veçantë e quajtur “Dita e të Vdekurve”. Dita është e njëjta me atë të Halloween-it, por logjika e saj është krejtësisht ndryshe. Në fakt, në të gjithë pjesën tjetër të botës, Halloween-i bazohet në frikën e vdekjes, por në Meksikë gjërat janë ndryshe: njerëzit nuk kanë frikë nga vdekja. Varrezat janë të hapura gjatë gjithë natës, dhe njerëzit shpenzojnë shumë orë në shoqërinë e të dashurve të tyre.