• |
ide | kryesore

De Boer shkarkohet nga Inter, vjen Pioli

Arkiva, Sport
1477958192pioli.jpg


Nga sot Frank De Boer nuk do të jetë më trajneri i Interit.

Kinezët e "Suning" kanë vendosur shkarkimin e holandezit, raportojnë mediat italiane.



Vendimi i pronarëve kinezë të Interit do t’iu komunikohet drejtuesve zikaltër përmes një video-konference.  

Me shuma gjasa Stefano Vecchi, trajneri i të rinjve tek Interi, do të drejtojë ekipin në ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Southampton.

Po sipas mediave italiane, emri i Stefano Piolit është më i preferuari për të marrë drejtimin e zikaltërve, ndërkohë që Moratti vijon që të sugjerojë që skuadrën t’ia lënë në dorë Leonardos.