• |
ide | kryesore

E shau në Facebook, Saimir Tahiri merr në telefon tifozen e Partizanit (FOTO)

Arkiva, Sport
vv_1477990074-1098792.jpg


Komenti i vajze të re, tifoze e Partizanit duket se nuk i ka pëlqyer ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Orjona Braimllari, një ish-gazetare ka postuar historinë e saj në rrjetin social Facebook. E mërzitur për atë që kishte ndodhur në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen me Skënderbeun, vajza e re kishte bërë një status të gjatë në rrjetet sociale.

“Turp për ju, turp për ne, turp për këtë dreq sporti. Turpi i ngel ministrit Saimir Tahiri për këtë polici. Turp i dashur ministër për kërë polici për të cilën ti krenohesh. Kjo është policia që s’duam” – janë disa nga fjalët e vajzës tifoze.

Një ditë më pas ajo ka marrë në inbox një mesazh nga ministri Tahiri i cili i kishte kërkuar numrin e telefonit për të folur me të duke menduar se ishte në stadium dhe ishte përfshirë nga dhuna.

“Pas statusit të djeshëm, zgjohem me këtë sms nga Ministri Saimir Tahiri. I dërgova numrin. Jo më shumë se pesë minuta bie telefoni. Zoti Ministër ishte I shqetësuar për statusin që kisha postuar…donte të dinte më shumë rreth ngjarjes…” shkruan Orjona Braimllari, duke I sqaruar ministrit se nuk kishte qenë në stadium, por e kishte perceptim nga ajo çka kishte pare.

Pas telefonatës së ministrit vajza thotë se është ndier e vlerësuar duke mos i kursyer komplimentat për të.

“Gjithsesi kjo telefonatë e ministrit nuk më bën të mendoj që kjo është policia që dua, por ky është ministri njerëzor që dua! Ky është ministri qe duhet të jetë! Kështu duhet të gjithë të jenë! A munden valle?! Tahiri po! Te tjeret s’di të them!” – shkruan vajza në Facebook.

Çështja është se për të rregulluar imazhin e policisë ministri Tahiri duhet të marrë në telefon shumë njerëz brenda ditës.