• |
ide | kryesore

Prapaskenat e shkarkimit të Ilir Dajës nga Tirana

Arkiva, Sport
daja-ilir-daja.jpg



Ilir Daja nuk është më trajner i Tiranës. Humbja me Luftëtarin dhe barazimi me Vllazninë në kampionat i kushtuan shumë teknikut. Drejtuesit e klubit vendosën të ndërpresin kontratën me Dajën, që mori drejtimin e ekipit rreth 1 vit më parë. Burime pranë klubit thonë se kryeqytetasit janë në negociata me Mirel Josën, i cili e ka drejtuar në të kaluarën Tiranën, duke marrë edhe trofe. Të njëjtat burime thanë se një marrëveshje paraprake mes presidentit të bardhebluve Refik Halili dhe Mirel Josës përshpejtuan largimin e Dajës. Këtë të martë u zyrtarizua edhe largimi i Artan Mërgjyshit nga Korabi. Kandidat për ta zëvendësuar është Shpëtim Duro.