• |
ide | kryesore

VIDEO/ Napoli barazon me Beshiktash, notë e mirë dhe vlerësime për Hysaj

Arkiva, Sport
elsaid-hysaj.jpg


Ndahen në barazim 1-1 Beshiktash dhe Napoli në sfidën e luajtur në Turqi. Të parët ishin vendasit që kaluan në avantazh me Ricardo Quaresma (79’) që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm tri minuta më vonë ishte Marek Hamsik ai që shënoi për 1-1 pas një pasimi të Mertens.

Për 90 minuta, në krahun e djathtë të mbrojtjes së italianëve u aktivizua shqiptari Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares sonë bëri një ndeshje mjaft të mirë duke u vlerësuar me një notë më të lartë se shokët e tij në mbrojtje.

“Eurosport” e vlerëson me notën 6.5 ndërsa shkruan se ky ishte “një prezantim i respektueshëm me ulje dhe ngritje”.

“Në çdo rast nuk bëri asnjë gabim të dukshëm nga ana e tij. Përkundrazi u kthye në një “njeri-asist”, por Callejon shpërdoroi” – shkruan “Europort”.

Mediat italiane i japin përgjithësisht notën 6 duke shkruar se së bashku me Ghoulam e ndihmoi skuadrën në fazën sulmuese dhe se ishte një mbrëmje e qetë në fazën mbrojtëse.

Edhe mediat pranë Napolit shkruajnë se Hysaj e meriton notën 6 pasi gjithmonë u shfaq kërkues për të marrë krahun deri në fund dhe të krosojë në zonë. /lapsi.al/