• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tifozët e Beshiktashit sulmuan me thika mbështetësit e Napolit

Arkiva, Sport
dddd_1478073504-3466739.jpg


Disa tifozë të Napolit e kanë pësuar keq në Stamboll pas përleshjeve me përkrahësit e Beshiktashit. Ndeshja mes dy skuadrave në Champions League përfundoi në barazim 1-1 dhe gjithçka në fushën e lojës ishte korrekte. Por, jashtë stadiumit ka ndodhur një përplasje mjaft e dhunshme. Simpatizuesit e Beshiktashit e kanë goditur me thikë një tifoz të Napolit pas një përleshjeje mes dy grupeve. Sipas mediave lokale turke, tifozi i ekipit italian është duke u trajtuar në Stamboll.