• |
ide | kryesore

Komisioni i Disiplinës dënon tifozët e Partizanit dhe të Skënderbeut

Arkiva, Sport
partizani-skenderbeu11-1-600x339.jpg


Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur këtë të enjte dhe ndër vendimet kryesore ishin ato për ngjarjet e dhunshme në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitura dhe diskutoi çështjet në tërësi, Komisioni i Disiplinës vendosi që të dënojë klubin Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese me 4 ndeshje pa spektatorë në stadiumin perkatës.

Partizani është i detyruar të zhdëmtojë stolat e dëmtuar në stadiumit “ Elbasan Arena”.

Disiplina ka dënuar edhe korçaret e Skënderbeut për të njëjtat akuza.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese Skënderbeu dënohet me 3 ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates dhe të zhdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.

Disiplina urdhëron sekretariatin teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.