• |
ide | kryesore

Wenger i shqetësuar për Xhakën

Arkiva, Sport
xhaka-780x439.jpg


Arsene Wenger po brengoset rreth disiplinës së Granit Xhakës.
 
E gjithë kjo pasi mesfushori shqiptar po merr kartonë të verdhë, e cila gjë u kulmua me të kuqin në sfidën kundër Swanseas.
 
Dhe për këtë fakt, francezi mund të mos e inkuadrojë në formacion bazë në derbin londinez kundër Tottenham Hotspurs, transmeton Telegrafi.
 
“Nuk kam ide se çfarë do të bëjë me formacionin kundër Tottenhamit. Por, a jam i brengosur për disiplinën Xhakës. Po”, deklaroi Wenger.
 
“Disiplina është e rëndësishme dhe Xhaka duhet ta menaxhojë veten”, u shpreh francezi.