• |
ide | kryesore

FIFA jep dënimin për Shqipërinë

Arkiva, Sport
tifozet-933x445-768x366.jpg


FIFA ka vendosur të gjobisë Shqipërisë për flakadanët dhe tymueset e hedhura në fushë në ndeshjet kualifikuese të Botëorit 2018 me Lihtenshtejnin në fushë kundërshtare dhe Spanjën në shtëpi.

Gjoba që do të duhet të paguajë FSHF është 50 mijë franga zvicerane.

Vendimi u dha nga Komisioni i Disiplinës, i cili analizoi pamjet filmike dhe raportet zyrtare të ndeshjes.

Veç kësaj, FSHF është paralajmëruar se do të ketë ndëshkime më të rrepta nëse situata përsëritet.

FIFA ka gjobitur edhe Federatën e Kosovës me 30 mijë franga për thirrje diskriminuese dhe hedhje parrullash e objektesh nga tifozët në ndeshjen kundër Kroacisë që u luajt në Shkodër. /Lapsi.al