• |
ide | kryesore

De Biasi shpjegon batutën: Shpresoj të jem kur të vijë Italia

Arkiva, Sport
1731052-36619266-2560-1440.jpg


Ngriti shumë dyshime një batutë e bërë nga trajneri Xhani de Biasi në një intervistë për mediat italiane se “shpresonte të ishte ende derisa të luanim në mars koundër Italisë”.

Për të qenë më të saktë ai tha në atë intervistë: “Nuk e di a do të jem deri në mars kur Shqipëria Luan me Italinë”.

Kjo batutë shtoi dyshimet se ai mund të largohej para kohe nga stoli i kuqezinjve.

Gjatë konferencës për shtyp të së hënës De Biasi tha se kishte ndërmend të thoshte “se shpresonte të ishte në jetë deri në mars kur zhvillohej ndeshje”.

“Ishte një batutë që u keqkuptua. Kur më pyetën për Italinë, thashë “Të jemi deri atëherë”, pra siç e përdorim “nuk di a do jemi deri atëherë” – tha tekniku./lapsi.al/