• |
ide | kryesore

E konfirmon FSHF: Ndeshja me Izraelin do të luhet në Elbasan për arsye sigurie

Arkiva, Sport
loro_borici16.jpg


Pas lajmeve të raportuar në mediat vendase dhe ato të huaja, ka reaguar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit, duke konfirmuar që ndeshja mes Shqipëisë dhe Izraelit do të luhet në Elbasan dhe jo në Shkodër, sikundër ishte planifikuar.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Botëror "Rusi 2018", do të luhet në Stadiumin "Elbasan Arena". Ndryshimi i stadiumit për arsye sigurie është konfirmuar me një shkresë zyrtare të mbërritur nga FIFA. Takimi që do të zhvillohet më datë 12.11.2016 në orën 20.45, nuk do të luhet në Shkodër”, thuhet në njoftimin e FSHF.