• |
ide | kryesore

Gafa e Presidentit të KOKSH në anglisht: Aj thenk ju… (FOTO)

Arkiva, Sport
bezhani-c1200x600.jpg


Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka bere nje gafe te pafalshme.

Ai ka shqiptarizuar të gjithë fjalimin që duhej të lexonte para fillimit të seminarit të ICMG, menaxhimit të sportit, që organizohej në bashkëpunim me homologët e Komiteteve Olimpike nga Libani, Malta, Qipro, Maqedonia, Mali i Zi, Tunizia dhe San Marino.

Bezhani ka lexuar fjalimin e hapjes para pjesëmarrësve në seminar dhe më pas ka dashur ta ndajë me ndjekësit në profilin e tij ne rrjetet sociale.

Por nga pakujdesia mesa duket në Facebook ai ka postuar fjalimin e shqiptarizuar dhe jo ate te shkruar në gjuhën angleze.

Edhe pse gabimi është korrigjuar me shpejtësi, “simpatizantë” të drejtuesit të KOKSH nuk kanë ngurruar të kopjojnë me shpejtësi këtë gafë dhe ta shpërndajnë në rrjetet sociale.